TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristiano Ronaldo ka pranuar se është i pakënaqur te Mançester Junatid, sipas mediave britanike.
Së fundmi, ai u pezullua dhe u përjashtua nga skuadra e parë, pasi nuk pranoi të futej në fushë në fund të ndeshjes me Totenhemin.
Portugezi më pas humbi ndeshjen me Çelsin, por tri ditë më parë udhëhoqi Mançester Junatid në duelin me Sherifin në Europa League.
Mediat britanike po shkruajnë për librin e futbollistit portugez, i cili do të publikohet në nëntor. Në pjesën e librit të titulluar “Mesi dhe Ronaldo: Një rivalitet, ndër të tjera thuhet se portugezi shprehet i pakënaqur me rikthimin e tij në klub nga “Old Trafford”.
Ronaldo ishte i pakënaqur kur Mançester Junatid drejtohej nga Ralf Rangnick, dhe ai e përshkroi kthimin e tij në klubin anglez si një fatkeqësi. Ai ishte i frustruar kur drejtuesit e klubit vendosën të mos investonin fonde shtesë në kampin stërvitor të United dhe ishte veçanërisht i mërzitur që “djajtë e kuq” si klub nuk kishin përparuar që nga viti 2009. Më pas ai vendosi të transferohej te Reali. Futbollisti portugez është tronditur nga fakti se bashkëlojtarët e tij nuk ndajnë të njëjtin përkushtim në stërvitje me atë që bën ai.
Thuhet se' Kristiano donte të vazhdonte karrierën e tij te Mançester Siti.
– Në një pjesë të librit zbulohet se Ronaldo ka ndryshuar mendje pas telefonatës së Rio Ferdinandit në tre pas mesnate. Pas asaj bisede, portugezi vendosi të rikthehet në Mançester Junatid shtuan mediat vendase.