SPORT, 25 Dhjetor 2022, 11:55

Çelsi nuk ndalet së shpenzuari, “Blutë” bëjnë gati 31 milionë paund për mbrojtësin e talentuar francez

Çelsi nuk ndalet së shpenzuari, “Blutë”

Duket se Tod Bohli nuk ka ndërmend së shpenzuari para te Çelsi, me presidentin e “Bluve” që vazhdon të derdhë miliona në mënyrë që të ngrejë një skuadër pretendente për shumë trofe.

Emri i fundit që ka dalë në skenë për “Blutë” është ai i Benua Badiashile.

Mbrojtësi 21-vjeçar i Monakos po shkëlqen në Francë dhe për këtë arsye, presidenti amerikan i Çelsit është gati që të shpenzojë plot 31 milionë paund për të.

Sipas “Athletic”, klubi nga Londra është shumë pranë sigurimit të shërbimeve të francezit dhe palët duken shumë pranë akordit.