TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kristiano Ronaldo vendos që të mbrohet në çështjen gjyqësore që ka ndaj Juventusit, i cili nuk i ka kthyer ende rreth 19 milionë euro që i ka borxh futbollistit portugez. Mediat italiane raportojnë se nga tani e tutje, Ronaldon në çdo çështje gjyqësore do ta përfaqësojë avokati i njohur Salvatore Pino, i cili trajton më shumë çështje penale.
Pino njihet si avokati që ka mbrojtur para drejtësisë sportive e civile futbollistët Kristiano Doni dhe Andrea Masielo kur këta të fundit u përfshinë në ngjarjen e basteve sportive. Gjithashtu, ai ka përfaqësuar Rafael Leaon në çështjen ndaj Sporting Lisbonës.
Avokati italian raportohet se do të përfaqësojë Ronaldon edhe në çështjen e transferimit të tij në Arabinë Saudite, për të nënshkruar kontrata të rëndësishme financiare. Një detaj i rëndësishëm që tregon edhe një herë krisjen e futbollistit me menaxherin historik, Zhorge Mendesh.