SPORT, 24 Dhjetor 2022, 16:15

U aktivizua ndaj Juventusit, sinjale rikthimi për mesfushorin shqiptar

U aktivizua ndaj Juventusit, sinjale rikthimi për mesfushorin shqiptar

Tre vite më parë, Lindon Selahi u thirr për herë të parë në kombëtaren nga trajneri i asokohe, Edi Reja. Katër prezenca për një total prej 96 minutash me Shqipërinë, por më pas nuk u grumbullua më. Konsiderohej talent, por duke qenë se është vetëm 23 vjeç ka të gjithë kohën e nevojshme për të provuar përsëri emocionet e fanellës kuqezi.

Fillimisht duhet të zgjidhet trajneri i ri, pasi që prej 1 dhjetorit Shqipëria nuk ka një të tillë. Lindon Selahi, sidoqoftë, vijon karrierën e tij te Rijeka. Dy ditë më parë ai luajti një pjesë loje në miqësoren që skuadra kroate zhvilloi kundër Juventusit. Vërtetë sfida përfundoi 1 me 0 për italianët, por goli erdhi pa shqiptarin në fushë.

Në fakt, ai luajti vetëm pjesën e parë si shumë lojtarë të tjerë të Rijekës, e cila e vlerësoi maksimalisht ndeshjen. Teksa më të në fushë Shqipëria ka humbur vetëm një herë, gjërat duket se po shkojnë mirë te Rijeka.

Për të 18 prezenca sezonale mes kampionatit, kupës dhe kualifikueseve në Ligën e Europës. Por edhe një gol e një asist që e bëjnë edhe një nga lojtarët më të vlerësuar të trajnerit Serse Kozmi. Sezoni është ende i gjatë, por nëse Selahi vijon me këto ritme, rikthimi te Kombëtarja e Shqipërisë duket vetëm çështje kohe.