TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për vjedhje me dhunë. Siç shihet edhe në këto pamje, K.Kocja u grabiste me dhunë varët nga qafa grave dhe më pas largohej me vrap. Policia ka dokumentuar të paktën 2 raste vjedhje.
Ndërkohë, në pranga ranë edhe 2 persona të tjerë, F.Kamberaj 51 vjeç dhe D.Mersini 37 vjeç, të cilët dyshohet se janë autorë të vjedhjes së disa motoçikletave, biçikletave dhe monopatinave, në zona të ndryshme në kryeqytet.
Policia sekuestroi 6 biçikleta, 2 monopatina dhe 1 motoçikletë, të dyshuara të vjedhura.
Një 38-vjeçar, Y.Abdyli i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet në Rinas ra po ashtu në pranga.