TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjithçka nga e para. Prokuroria e federatës italiane, pasi ka lexuar dokumentet e dërguara nga prokuroria e Torinos për hetimin e ‘Prisma’, ka kërkuar heqjen pafajësisë së dhënë në maj nga Gjykata Federale e Apelit ndaj Juves dhe dhjetë klubeve të përfshira në procesin e plusvalencave.
Gjykata tani do të ketë tridhjetë ditë kohë për të thirrur seancën në të cilën Prokuroria Publike do të kërkojë sanksione të reja kundër klubit të Juventusit dhe klubeve të tjera të përfshira (tetë, me përjashtim të Napolit dhe Kievos).
HETUESIT – Në 14.000 faqet e marra nga hetuesit e Torinos ka shumë të dhëna të reja dhe të mëtejshme, serioze, të sakta dhe të përputhshme, të afta për të modifikuar vendimin përfundimtar.
Dyshohet se janë gjetur dokumente mbi fitimet kapitale që do të mbështesnin akuzën në lidhje me përdorimin e fitimeve artificiale të kapitalit nga Juventusi. Në ‘librin e zi të Fabio Paratiçit’, drejtori Kerubini flet për përdorim të tepruar të fitimeve artificiale nga menaxheri i atëhershëm i Juventusit që tani punon për Totenhemin.
SKEMA JUVE – Dokumentet e marra në zyrat e menaxherëve dhe të shkruara me dorë – siç raportohet nga ‘Repubblica’ – tregojnë se sistemi i zbatuar nga Juvja në shkëmbimin e lojtarëve është i paracaktuar vetëm ekskluzivisht me qëllimin e përfitimit të avantazheve ekonomike dhe për efekt kontabiliteti.
Në këto akorde nuk ka asgjë të natyrës teknike, duke pasur parasysh që lojtarët që do të shkëmbeheshin shënoheshin me një X.
Vlera e shkëmbimeve në bilanc vendosej përpara se të kishte emra konkretë lojtarësh. Praktikisht, Juvja bënte llogaritë sipas nevojës dhe më pas përfshinte futbollistë që mund të përshtateshin me akordet e paracaktuara.
E përditshmja ‘La Repubblica’ citon rastin e operacioneve Andersone Koter me Sionin dhe blerjen e një lojtari X për 2 milionë, teksa lista e bërë publike përfshin në total 43 lojtarë.


