SPORT, 24 Dhjetor 2022, 21:21

Suksesi në Kupën e Botës me Argjentinën, Di Maria zgjedh të bëjë tatuazh

Suksesi në Kupën e Botës me Argjentinën, Di Maria zgjedh

Angel di Maria ka “përjetësuar” në trupin e tij triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës.

Ai ka vendosur të bëjë një tatuazh, i cili duket mjaft interesant.

Anësori i Juventusit shënoi në finale kundër Francës dhe ndihmoi skuadrën e tij në rrugën drejt titullit të tretë në kompeticion.

Sa i përket tatuazhit në këmbën e djathtë, në të ka tre yje që simbolizojnë tre fitoret e Argjentinës në Kupën e Botës, me dy të mëparshmet që vijnë në 1978 dhe 1986.Tatuazhi është projektuar dhe realizuar nga artisti Ezequiel Viapiano.

Suksesi në Kupën e Botës me Argjentinën, Di Maria zgjedh

Suksesi në Kupën e Botës me Argjentinën, Di Maria zgjedh