TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Çelsi synon të forcojë linjën e sulmit me një lojtar të klasit botëror. Sipas Caughtoffside, sulmuesi i Brazilit dhe PSG-së, Nejmar, është në interes të klubit kryesor anglez.
Çelsi është në bisedime me përfaqësuesit e lojtarit 30-vjeçar gjatë Kupës së Botës 2022.
Nuk dihet ende se çfarë shanse ka Çelsi për të përfunduar këtë marrëveshje, por londinezët definitivisht nuk do ta humbin shansin e tyre nëse Nejmari vendos të largohet nga Parisi.
Kontrata e brazilianit me PSG-në skadon në verën e vitit 2025. Çmimi i tij i transferimit është 75 milionë euro.
Nejmari pati një gjysmë të parë të mirë të sezonit me 11 gola dhe nëntë asistime në 14 ndeshje të Ligue 1.