TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fabio Kapelo, një zë i respektueshëm për analizat që i bën futbollit, vuri në dyshim vendimet e fundit tëKCristiano Ronaldos javët e fundit.
Italiani kritikoi CR7 për intervistën e diskutueshme dhënë për Pierce Morgan dhe largimin e tij nga Mançester Junaitid.
Madje trajneri i njohur italian thotë se kjo dëshmohet nga vështirësitë që po has portugezi për të gjetur një klub cilësor.
”Ronaldo e krijoi vetë këtë situatë, është turp. Si lojtar nuk mund të merret në pyetje, ishte tepër arrogant. Ai doli vullnetar dhe nuk gjeti asnjë klub që besonte tek ai. La përshtypje se do të ishte problematik për çdo skuadër”, ka deklaruar Kapelo në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera”.