SPORT, 25 Dhjetor 2022, 09:25

Java e 15-të e Superiores/ Shkëlqejnë lojtarët e Partizanit, ja formacioni më i mirë dhe më i dobët

Java e 15-të e Superiores/ Shkëlqejnë lojtarët e Partizanit,

“Abissnet Superiore” mbylli javën e 15-të të saj, e cila ishte dhe e fundit për këtë vit. 

Në formacionin më të mirë, tre lojtarë janë nga Partizani. Më pas vijnë dy nga Kukësi, dy nga Vllaznia, dy nga Egnatia dhe nga një për Erzenin dhe Muçollari.

TRAJNERI MË I MIRË – Fitoi derbin e parë dhe theu tersin e stadiumit “Air Albania”. Xhovani Kolela meriton të jetë trajneri më i mirë i javës së 15-të, pasi udhëhoqi Partizanin në një fitore shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit ndaj Tiranës. Taktika e italianit për t’u bërë presion lart bardhebluve rezultoi efikase. Një vlerësim për javën që lamë pas meriton edhe trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa.

Në formacionin më të dobët, bien në sy lojtarët nga Teuta dhe Kastrioti, të cilat përfaqësohen me tre të tillë. Më pas Tirana dhe Laçi kanë nga dy, ndërsa Erzeni vetëm një.

TRAJNERI MË I DOBËT – Ka pranuar të marrë përgjegjësi në një situatë ku paraardhësi i tij u largua pas një shpërfytyrimi. Lojtarët e Kastriotit nuk iu përgjigjën trajnerit Ardian Mema, duke e “tradhtuar” në një farë mënyre për atë që ai kishte përgatitur.

Sjellja e krutanëve nuk ishte e denjë pas avantazhit, me skuadrën që kaloi në shthurje totale dhe u përmbys, prandaj dhe Memës i duhet të mbajë “faturën” e kësaj rubrike.