SPORT, 24 Dhjetor 2022, 23:18

Video/ Klasi nuk vdes kurrë, shihni golin e pamundur të Pirlos në stërvitje me klubin turk

Video/ Klasi nuk vdes kurrë, shihni golin e pamundur të Pirlos në

Andrea Pirlo ka qenë një nga yjet më të shndritshëm të futbollit të botëror për shumë vite. Ai ka dhuruar magji me fanellën e skuadrave si Milani e Juventusi dhe nofka ”Maestro” iu dha sepse ai bënte të dukej e thjeshtë edhe diçka që në fakt ishte shumë e vështirë për t’u realizuar.

Këtë ai vazhdon ta tregojë edhe sot, që është një trajner në Turqi te klubi i Karagymryk. Klubi ka postuar në rrjetet sociale një moment kur Pirlo ka realizuar një gol të pamundur, duke gjuajtur topin nga shumë pas portës, por duke i dhënë një rrotullim të tillë që e dërgonte sferën në rrjetë.

Leksione që do u duhen futbollistëve të skuadrës së tij, e cila gjendet aktualisht në vendin e 17 në renditjen e kampionatit turk dhe rrezikon rënien.