TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka kaluar më shumë se një vit që nga koha kur Toni Kroos vendosi të pensionohet nga Kombëtarja e Gjermanisë. Megjithatë, duket se ka nga ata që ende nuk e dinë këtë, shkruan Gazeta Express.
Cristina Cubero është gazetarja që duket se as nuk e ka ndjekur Kupën e Botës “Katar 2022”.
E pyetur në “El Chiringuito” se kush mendon se ishin lojtarët që zhgënjyen gjatë turneut, ajo fillimisht u përgjigj me Vinicius Junior, përpara se të përmendte edhe një tjetër lojtar të Real Madridit.
“Do të thoja një emër nga kombëtarja gjermane, Toni Kroos”, u shpreh ajo.
Mesfushori gjerman i është përgjigjur kësaj në “Twitter” duke shkruar: “E dija që dikush do të më fajësonte mua”.
Sabía que alguien me iba a echar la culpa???? https://t.co/kwPj6KPIO8
— Toni Kroos (@ToniKroos) December 23, 2022