TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sipas informacioneve të fundit nga “Le Parisien”, vëllai i Pol Pogbasë, Matias, është liruar nga burgu, ku mbahej që nga 17 shtatori, dita e arrestimit të tij.
Akuza ndaj tij ishte ajo e përfshirjes në rrëmbimin dhe zhvatjen e lojtarit të Juventusit, Pol Pogba.
Megjithatë, pavarësisht lirimit, Matias nuk do të ketë të drejtë të kontaktojë me anëtarët e familjes e aq më tepër me lojtarin e Juventusit.
Ndër të tjera atij i është ndaluar largimi nga Franca dhe përdorimi i rrjeteve sociale, teksa një herë në javë ka detyrimin e paraqitjes.
Sa i përket Pogbasë, ai nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë në lidhje me çështjen, për të cilën u ka besuar gjithçka avokatëve të tij.