SPORT, 9 Korrik 2018, 14:36

Spanja zgjedh trajnerin e ri, në Europian me Luis Enrique

Pas një viti pauze Luis Enrique kthehet në pankinë: ish-trajneri i Barcelonës është zgjedhur nga presidenti i Federatës së Futbollit për të udhëhequr Spanjën. Luis Enrique është zyrtarisht trajneri i ri i Furive të Kuqe me firmën e vendosur në kontratën dy vjecare. Pas shkarkimit të Lopeteguei, që vitin e ardhshëm do të drejtojë Real Madrid e eksperiencës së shëmtuar të Fernando Hierros në Botëror, presidenti Rubiales ka zgjedhur të rinisë rrugën për tu kthyer tek lavdia me një emër më shumë se të besueshëm. Luis Enrique është zgjedhur se është i ri, por me shumë eksperiencë ndërkombëtare. Për më tepër, tek Barcelona tekniku tregoi se ishte i aftë të menaxhonte një organikë plot kampionë, gjë që do ta gjejë edhe tek Spanja. Është mundur konkorenca e Quique Sanchez Flores, Michel si dhe trajnerit aktual të Belgjikës Roberto Martinez: ish-trajneri i Romës që nga fillimi ishte i preferuari i presidentit të Federatës.