SPORT, 8 Korrik 2018, 15:51

Tërbohen brazilianët, sulmojnë autobuzin e lojtarëve pas eliminimit nga Botërori

Tërbohen brazilianët, sulmojnë autobuzin e lojtarëve pas

Brazili u eliminua nga Belgjika në çerekfinalet e Botërorit pasi u mund me rezultatin 2-1, ndërsa ‘seleçao’ shpërdoroi dhe shumë raste sidomos në pjesën e dytë.

Zhgënjimi është i madh tek brazilianët pasi në ekipin e tyre luajnë yje të futbollit botëror dhe pritshmëritë kanë qenë të mëdha.

Këtë pakënaqësi tifozët e kanë shprehur kundër futbollistëve të kombëtares duke sulmuar autobusin e tyre menjëherë  pasi u kthyen nga Rusia.

Ata kanë gjuajtur me vezë, por nuk kanë munguar dhe sendet e forta.