SPORT, 8 Korrik 2018, 19:03

FIFA merr masa edhe ndaj mbrojtësit të Kroacisë, i cili tha "Lavdi Ukrainës"

FIFA i ka dhënë një paralajmërim mbrojtësit Domagoj Vida për sjelljen e tij pas ndeshjes me Rusinë, por mbrojtësi i Kroacisë është i lirë të luajë kundër Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Qendërmbrojtës kroat u hetua nga organi qeverisës i futbollit botëror mbi komentet që ai bëri në një video në mediat sociale pas fitores në çerekfinale të Kroacisë ndaj Rusisë. Duke dalë së bashku me ish-lojtarin e Kroacisë, Ognjen Vukojeviç, me të cilin ka luajtur tek Dinamo Kiev, Vida shihet teksa thotë: “Lavdi Ukrainës”. Fraza është përdorur nga nacionalistët ukrainas anti-rusë, me Vukojevic, i cili shton: “Kjo fitore është për Dynamon dhe Ukrainën”. Kodi disiplinor i FIFA-s ndalon slogane politike të çdo formë dhe për këdo që provokon gjatë një ndeshjeje do ndëshkohet me dy ndeshje. “Ne mund të konfirmojmë që komiteti disiplinor i FIFA-s ka dërguar një paralajmërim tek lojtari Domagoj Vida për shkak të deklaratës së tij në video pas ndeshjes së Kupës Botërore në 2018 ndërmjet Rusisë dhe Kroacisë”,-thuhet në një deklaratë të FIFA-s.
Dario Brentin@DarioBrentin

This isn't going to go down well with Russian fans. After , Ognjen Vukojević and Domagoj Vida celebrate with a "Slava Ukrayini" video message and dedicate the victory to Ukraine.