SPORT, 8 Korrik 2018, 15:45

Video/ Është heroi i Kroacisë, por Vida mund të dënohet nga FIFA për qëndrime politike

Video/ Është heroi i Kroacisë, por Vida mund të dënohet

Demagoj Vida ishte një prej protagonistëve kryesorë mbrëmjen e djeshme ndaj Rusisë. Ai shënoi golin e avantazhit të përkohshëm në shtesa. Megjithatë ai mund të mungojë në gjysëmfinalen ndaj Anglisë. Mbrojtësi shfaqet në një video ku thotë “Lavdi Ukrainës”.

Në video është edhe ish-futbollisti kroat Ognjen Vukojeviç. Fraza e mësipërme është përdorur gjerësisht nga nacionalistët ukrainas pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Vukojeviç ka tensionuar më shumë situatën duke shtuar: “Kjo fitore është për Dinamon dhe Ukrainën”. FIFA ka nisur një hetim për këtë video. Vida ka qenë pjesë e Dinamos së Kievit në të kaluarën e tij dhe ai ka sqaruar situatën. “ Kjo fitore është për Kroacinë. Nuk është politikë. Ne po bënim shaka me miqtë që unë kam në Ukrainë. Nuk kishte asnjë kuptim tjetër”, përfundon Vida.