AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 18:40

Skënderbeu pa sulmues kundër Jang Bojsit, Xhejmsit i refuzohet viza

Skënderbeu pa sulmues kundër Jang Bojsit, Xhejmsit i refuzohet viza

Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet për ndeshjes e 6-të dhe të fundit të grupeve të Europa League ndaj Jang Bojsit. Në ndryshim nga transfertat e tjera, stafi teknik ka preferuar të zhvillojë stërvitjen zyrtare në Shqipëri dhe më pas të udhëtojë drejt Bernit. Takimi ndaj Jang Bojsit zhvillohet ditën e enjte, ora 19:00 në ‘Stade de Suisse’.

GJËNDJA E EKIPIT – “Trajneri Daja duhet të bëjë në këtë takim pa disa nga titullarët. Ali Soëe ka humbur edhe këtë ndeshje si pasojë e tërheqjes muskolare. Sulmuesi ka udhëtuar drejt Serbisë ku do i nënshtrohet trajtimit të Doktoreshë Marjana. Gjithashtu mungojnë Nespor dhe Dita i cili vuan frakturën e pësuar në dorë ndaj Partizanit. Në dyshim mbetet Marko Radas i cili ka ndjerë shqetësime fizike dhe rrezikon të mos jetë as në stol.

XHEJMS ADENIYI – Sulmuesi i vetëm në listën e lojtarëve që janë të gatshëm për Jang Bojsin nuk është pajisur në kohë me Vizë nga shteti Zviceran. Drejtuesit e klubit kanë bërë çmos për zgjidhjen e situatës por deri më tani jemi hasur me refuzimin e ambasadës pasi jo të gjitha shtetet ‘Shengen’ kanë dhënë aprovimin për dhënien e vizës.

TPZ.AL