TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mashtrimi me vizat është shndërruar thuajse në një “profesion” në Shqipëri. Rastet janë të shumta.
Policia e Korçës ka vënë në pranga një shtetas të dënuar me 6 vite burg për veprën penale të “Mashtrimit”.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, falë një pune të mirëorganizuar bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Lulëzim Nazifi, 56 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 73/764 datë 13.01.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Shtetasi i mësipërm, rezulton se iu kishte premtuar disa shtetasve të tjerë, pajisjen me viza pune për në shtetin Grek, në shkëmbim të një sasie lekësh, duke i mashtruar këta të fundit