TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
[gallery ids="32307,32312,32311,32310,32309,32308"]
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Japonisë me rastin e Ditëlindjes së Perandorit Akihito (mbush 83 vjeç, më 23 dhjetor)
Kreu i Shtetit mbajti edhe një fjalë përshëndetëse ku shprehu vlerësimin dhe përgëzimet e tij për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë.
Shpresoj që heqja e afërt e vizave për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Japonisë të jetë një faktor i shtuar nxitës për njohjen më të afërt mes popujve, kulturave e traditave tona reciproke”, tha Meta.
Ky vit përkon me 95-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Japonisë. Në Kuvendin e Shqipërisë është krijuar edhe Grupi i Miqësisë Shqipëri-Japoni.
Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar e ka ndihmuar Shqipërinë deri tani me 382 milionë dollarë.
TPZ.AL