AKTUALITET, 6 Dhjetor 2017, 17:19

Bastet injorojnë Skënderbeun, parashikojnë fitore të lehtë të Jang Bojsit

Nesër, në orën 19:00, Skënderbeu do të luajë takimin e gjashtë dhe të fundit në Europa League ndaj Jang Bojs.

Edhe pse Skënderbeu ka grumbulluar më shumë pikë nga pesë ndeshjet e para (5) sesa kundërshtari i nesërm, Jang Bojs (3), zviceranët shihen si favoritë absolutë nga kompanitë e basteve.

Fitorja e Jang Bojs kuotohet me koeficient 1.60, barazimi me koeficient 4.45, ndërsa fitorja e korçarëve me koeficient 6.50.

Në ndeshjen e parë midis tyre të luajtur në “Elbasan Arena”, dy skuadrat u ndanë në një barazim 1-1: shënoi Soue për korçarët (65’), barazoi Asale (72’) për Jang Bojs.

TPZ.AL