TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Java e shtatë e Kategorisë Superiore mbyllet këtë të hënnë me sfidën e “Niko Dovanës”, Teuta – Skënderbeu. Një 90-minutësh shumë interesant dhe i paparashikueshëm për historinë e përplasjes së këtyre dy skuadrave, por edhe për situatën ku ndodhen në këto momente.
Teuta, e cila e nisi mjaft mirë sezonin, ka grumbulluar vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit, por edhe kalendarin e ka patur shumë të vështirë, pasi dy disfatat e fundit i ka marrë ndaj Partizanit dhe Kukësit. Formacioni i Maganit duhet të bëjë patjetër kthesen e t’u kthehet objektivave për një vend në Kupat e Europës.
Nga ana tjetër Skënderbeu, skuadra më në formë e Kategorisë Superiore, vjen pas një barazimi 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit të Beogradit në Europa League, ndërsa është barazuar me pikë nga Kukësi. Skuadra e Ilir Dajës duhet të përballojë një ngarkesë më të lartë fizike se kundërshtarët, por edhe mungesat e shumta për arsye dëmtimesh.
Për ekipin korcar nuk do të jenë në dispozicion Sahiti, Radas, Nimaga, Gavazaj dhe Nespor. Megjithatë Skënderbeu ka një organikë të pasur dhe eksperiencën e duhur për ta kaluar edhe këtë pengesë serioze në “Niko Dovana”. Takimi do të nisë në orën 17:00 dhe si gjithmonë do të transmetohet në SuperSport.