TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lewis Hamilton konfirmoi se mbetet i pankonkurrueshëm në pistën e Austin, në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara, ku regjistroi një kohë monstruoze 1’33”108. Koha e dytë më e mirë i përket Sebastian Vettelit, ndërsa në vijën e dytë do të nisen Bottas dhe Ricciardo. Vetëm vendi i pestë për Kimi Raikkonen.
Një tjetër dominim absolut në kualifiuese nga Hamilton, për të cilin është “pole position” i 72-të në karrieë. Britaniku i Mercedesit la pas të gjihë rivalët e tij, por një tjetrër statistikë e jashtëzakonshme e tij lidhet me numrin e garave që e nis nga vija e parë. Para këtij cmimi kishte barazuar rekordin e Michael Schumacher, me 116 nisje në vijën e parë. Në Austin për Hamilton do të të jetë e 117-ta.
Përtej rekordit, 32-vjecar nuk dëshiron t’i lërë asgjë rastësisë, pavarërisht se ka një diferencë të madhe prej 59 pikësh me rivalin e tij të Ferrarit Sebastian Vettel.
Për t’u shpallur kampion në Austin, duhet të fitojë edhe 16 pikë të tjera ndaj Vettel, dicka që duket e vështirë për t’u realizuar.
