TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Spektakël, raste dhe grintë, por në fund të dy skuadrat ndajnë nga një pikë, në kryendeshjen e javës së 9, në Serinë A, mes Napolit dhe Interit. Dy skuadrat vinin në këtë takim si vendi i parë e i dytë dhe kështu mbetën edhe pas këtij 90 minutëshi, por vlen të theksohet se Inter i prish Napolit të Sarrit, serinë e 8 fitoreve radhazi.
Pjesa e parë pati një ritëm të jashtëzakonshëm, me Napolin që kërkonte të kontrollonte lojën dhe zikaltrit që zbrisnin shpejt në kundërsulm.
Mundësinë më të mirë e pati Mertens për Napolin, ndërsa për zikaltrit, Borja Valero, por në të dyja rastet reaguan mjaft mirë portierët respektivë.
Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, por këtë herë skuadrat ishin më të kujdesëshme në prapavijë, sepse frika nga humbja ishte më e madhe se dëshira për fitore. Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati sërish holandezi Mertens, por Handanoviç bëri mrekullinë edhe një herë, duke ruajtur të pandryshuara shifrat.
Pas kësaj jave, Napoli dhe Interi do të vazhdojnë të ruajnë vendet e tyre në renditje, por me nga një pikë më tepër, konkretisht 25 për napolitanët dhe 23 për zikaltrit. Juventus dhe Lazio poltësojnë 4-shen e parë të renditjes, me nga 19 pikë secila.