SPORT, 21 Tetor 2017, 16:09

Kurbinasit e shohin veten në vendin e tretë

Kurbinasit  e shohin veten në vendin e tretë

Laçi ka thyer sot “tabunë” historike, duke fituar për herë të parë në stadiumin “Roza Haxhiu” përballë Lushnjës vendase. Kurbinasit e drejtuar nga Mezani kanë marrë një fitore të rëndësishme 3-0 në transfertë dhe e shohin vetën në vendin e tretë në renditjen e Superiores.

Gjithçka është vendosur në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi në 45 minutat e para, Spaho ishte i pakalueshëm duke bërë disa pritje shumë vendimtare për ekipin e tij. Sapo filloi pjesa e dytë, brenda 25 minutash ai detyrua të nxirrte tri herë topin nga rrjeta, pasi Rexhanialdo dhe Uzuni gjetën hapësira për të shënuar në katërkëndorin e lagunarëve.

Kësisoj, Laçi vazhdon të dhurojë paraqitje të rëndëisshme duke iu larguar fundit, ku Lushnja zhytet gjithnjë e më shumë, pas humbjes së tretë radhazi.

Lushnja-Laçi 0-3

47′, 63′ Rexhinaldo, 72′ Uzuni

TPZ.AL