SPORT, 21 Tetor 2017, 21:41

Napoli uron Hysajn në sfidën kundër ekipit të tij të zemrës

Elseid Hysaj luan sot ndeshjen e 100-të me fanellën e Napolit. Një arritje e jashtëzakonshme për mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë me skuadrën e Serisë A.

Sot kundër Interit, Hysaj plotëson plot 100 ndeshje zyrtare me Napolin dhe si për ironi të fatit, pikërisht kundër ekipit të tij të zemrës, pasi siç dihet, mbrojtësi shkodran është tifoz zikaltër.

Një urim për arritjen e Hysajt është postuar edhe në faqen zyrtare të Napolit në Facebook.