TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bayern München sot fitoi sërish në kampionat, kësaj here ndaj Hamburger SV-së, por pa vazhduar serinë e goleadave. Kampionët e Bundesligës duhet të kënaqeshin me një fitore 0-1 në transfertë.
Trajneri Jupp Heynckes bëri tepër rotacion, duke lënë në stol yje si Jerome Boateng, Joshua Kimmich, Thiago Alcantara dhe Thomas Müller. Ndeshja qe gjatë gjithë kohës me shumë ritëm, por rrjeta u tund vetëm në minutën e 52-të prej golit të mesfushorit Corentin Tolisso. Në këtë aksion gaboi mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili mund ta kishte larguar krosin e nisur nga Kingsley Coman.
Pjesa e parë nuk ishte edhe aq bindëse, në fakt, sepse James Rodriguez ende nuk është përshtuar me ofensivën bavareze dhe vuajti për t’i gjetur me diagonale shokët e skuadrës. Arjen Robben dhe Coman punuan mirë nga krahët, por pa qenë efikasë.
Rastet më emocionuese të takimit ndodhën në 30 minutat e fundit, kur Heynckes aktivizoi dyshen Alcantara-Müller dhe gjërat morën një rrjedhë krejt tjetër. Mats Hummels iu afrua shumë golit, ashtu si edhe Alcantara dhe Robert Lewandowski. Gola më nuk pati, edhe pse vendësit që nga 40′ luajtën me 10 lojtarë, por Bayern tani e sheh veten bashkëkryesues në tabelën e Bundesligës, me 20 pikë, po aq sa B. Dortmund.