SPORT, 22 Tetor 2017, 16:43

Arsenal fiton në “festivalin e golit”, afron shkarkimi për Koeman

Arsenal fiton në “festivalin e golit”, afron shkarkimi për

Arsenal ka fituar me përmbysje ndaj Everton, 5-2 në “Goodison Park” duke shënuar fatet e trajnerit holandez Ronald Koeman, i cili me shumë gjasa ka qenë për herë të fundit në stolin e “bluve”. Ndeshja ishte një “festival me gola”. Vendasit patën fillimin më të mirë të mundshëm pasi kaluan në avantazh pas 12 minutash lojë. Wayne Rooney tundi rrjetën me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zone.Arsenal arrin Chelsea në vendin e katërt të Premier League, ndërsa Everton mbetet në zonën e ftohtë me 8 pikë pas 9 ndeshjes, gjysma e pikëve të Arsenal

Gjithsesi, pesë minuta para fundit të fraksionit të parë, “topçinjtë” arritën të barazojnë. Portieri Pickford nuk arriti të kontrollojë topin e goditur nga Granit Xhaka dhe kjo i dha mundësinë Nacho Monreal të shënonte golin e barazimit, pasi shkoi i pari te topi vakant në zonë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Ozil kaloi në avantazh Arsenal. Fantazisti gjerman tundi rrjetën me një goditje inteligjente të topit me kokë, pas krosimit të ardhur nga Alexis Sanchez.

Në minutën e 68-të, Everton mbeti me dhjetë futbollistë, pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Gueye dhe kjo e ndihmoi Arsenal të mbyllte llogaritë me golin e tretë, “firmosur” nga Alexandre Lacazzette, 15 minuta para fundit dhe golin e Ramsey në të 90-n. Në shtesë, pas një gabimi të Cech, Niasse shënoi për Everton, por Alexis Sanchez bëri një tjetër “perlë”, duke sigluar rezultatin përfundimtar 2-5. Arsenal arrin Chelsea në kuotën e 16 pikëve.