SPORT, 21 Tetor 2017, 21:24

Barcelona i ofron kontratë të përjetshme

Barcelona i ofron kontratë të përjetshme

Rrugët e Barcelonës dhe Lionel Messit nuk do të ndahen. Pas shumë muajsh zërash në merkato për të ardhmen e futbollistit argjentinas, është gati kontrata e përjetshme për “futbollistin” blaugranas.

Një ndër drejtuesit e skuadrës katalanase, Oscar Grau, ka folur për të ardhmen e yllit të Barcelonës, i cili tashmë ka në tavolinë kontratën e përjetshme për ta firmosur. “Lionel Messi ka rinovuar për 4 vite, por klubi dëshiron që t’i ofrojë një kontratë të përjetshme”, ka thënë ai. Kontrata është e ngjashme me atë të Andres Iniestës, i cili e firmosi disa ditë më parë.