SPORT, 22 Tetor 2017, 16:52

Një mbrëmje e madhe e pret sonte Lorik Canën

Një mbrëmje e madhe e pret sonte Lorik Canën

Takimi i sotëm mes Masilles dhe PSG-së do të ofrojë një emocion të veçantë edhe për ish-kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Canën. Loriku do shkelmojë sonte topin e parë të ndeshjes “Velodrome”.

Ish-mbrojtësi i cili ka luajtur për shumë vite në Francë do të nderohet nga dy klube të elitës europiane, të cilat kanë në përbërjen e tyre shumë yje.

Kujtojmë se Lorik Cana i dha zyrtarisht lamtumirë futbollit të luajtur në ndeshjen ndaj Italisë, të zhvilluar në “Loro Boriçi”, por surpriza e vërtetë për të do jetë pikërisht sot në mbrëmje.

TPZ.AL