AKTUALITET, 23 Shtator 2017, 23:05

Shqiptari kapet me 555 rrënjë kanabis në Britani, dënohet me 16 muaj burg

Një shqiptar në Britaninë e Madhe, është dënuar me 16 muaj burg, pasi u kap me një sasi kanabisi me vlerë £300,000, në shtëpinë e tij në Derby. Ramiz Nergjoni u arrestua në 22 Gusht të këtij viti, pasi policia zbuloi rreth 555 bimë kanabis, në shtëpinë e tij. Ai kishte mbërritur në Britani ilegalisht.

Nergjoni, një 55 vjeçar, babai i tre fëmijëve, nuk iu përgjigj asnjë pyetje në gjykatë, duke thënë vetëm "nuk kam koment". Nergjoni e pranoi fajësinë për kultivimin e kanabisit, dhe vjedhjen e energjisë elektrike. Avokati i tij u shpreh se Nergjoni është i shqetësuar për familjen e tij që jeton në Shqipëri, veçanërisht për nënën e tij të sëmurë.

/ Derby Telegraph / 

PC Dan Potts from Derbyshire police is pictured with the Burton Road cannabis farm.
                        Oficeri i policisë, Dan Potts, në shtëpinë e Nergjonit (Foto: Policia e Derbyshire)