AKTUALITET, 23 Shtator 2017, 09:09

Kapet sërish drogë, arrestohet fermeri lushnjar

Kapet sërish drogë, arrestohet fermeri lushnjar

Një fermer nga Lushnja dhe babai i tij kanë qënë në qëndër të një operacioni antidrogë që është zhvilluar nga Policia e Fierit ditën e djeshme. I arrestuari quhet Ergest Prençe, 31 vjeç, banor i fshatit Pirrë, ndërsa i shpalluri në kërkim, babai i tij, L. Prençe, 58 vjeç.

Ppolicia tha se operacioni u zhvillua në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Pirrë,  iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 14 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në tre thasë plasmasi në formë rrjete me ngjyrë të bardhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

© SYRI.net