TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në pritje të çelejes së vitit të ri akademik, vijnë edhe vlerësime për këtë nivel arsimor të shumëkërkuar dhe pa kriter, në Shqipëri. Raporti i Agjencisë Britanike mbi Cilësinë, e rendit në fund Universitetin e Tiranës, ndër më të dobtit: Universiteti i Tiranës, sipas agjencisë, nuk përmbush pesë kushtet kryesore sa i takon cilësisë akademike.
Janë një sërë mangësish që numëron agjencia, ndër të cilat: vlerësim subjektv, programe jobashkohore, mungesë literature për kërkimin shkencor dhe bibliotekave të varfra, mangësi këto që ndikojnë drejtpërdrejt në forminin intelektual dhe profesional te studentët.
Referuar situatës, bordi i akreditimit udhëzon Universitetin e Tiranës, për vitin e ri akdemik 2017-2018:
“Universiteti duhet të zbatojë një qasje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme dhe të dokumentuar për vlerësimet periodike të performancës dhe aftësive të stafit, si dhe të rishikojë të dhënat e programeve të studimit për të siguruar që është aktual, korrekt dhe në përputhje me kërkesat ligjore. Mungesa e misionit dhe objektivave të qarta janë vënë në pah si dobësi dhe rekomandohet të përmbushet në kohë rekord. Niveli i ulët i performancës së universitetit ka shkaktuar zemërimin edhe të studentëve që i kanë besuar të ardhmen e tyre. Në shenjë proteste, një grup studentësh kanë vënë një banderolë në hyrje të rektoratit të UT-së me mbishkrimin: Ulu 4, turp!”. – shkruhet ndër të tjera në raport.
EKIPI I KONTROLLIT GJETI DOBËSITË E MËPOSHTME: