AKTUALITET, 23 Shtator 2017, 16:35

Krim në familje, xhaxhai vret me armë nipin

Krim në familje, xhaxhai vret me armë nipin

Mesditën e kësaj të shtune një krim brenda familjes ka tronditur qytetin e Shkodrës. Një person në këtë qytet ka vrarë me armë zjarri nipin e tij. Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që nga të dhënat e para të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni”.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetohet për të zbardhur shkaqet e këtij krimi të rëndë.

Mësohet se Mirsad Kuci ështe viktimë, ndërsa Bujar Kuci autori i cili është arrestuar nga Policia.