TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për vrasjen në Shkodër, raportuar si ekzekutim me armë zjarri, policia qartëson detajet e para, duke sakësuar se mes konfliktit të xhaxhait me nipin, viktima është goditur me mjet te mprehtë, konkretisht, thikë.
Sipas dëshmitarëve, 30-vjeçari M.K., u godit për vdekje prej xhaxhait të tij B.K. Autori, mësohet se është vënë menjëherë në prangat e policisë.
Konflikti me vrasjen e nipit
Tragjedia ka ndodhur në afërsi të teatrit “Migjeni”, në Shkodër, ku raportohet se gjatë një konfliti banal mes xhaxhait dhe nipit 30-vjeçar, situata ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës, që përfundoi më një viktimë.
Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autori ka qenë nën efektin e alkoolit teksa ka goditur nipin dhe është arrestuar menjëherë nga forcat policore.
Konflikti mes të afërmve, kishte të bënte me oborrin e përbashkët të shtëpisë private.