AKTUALITET, 23 Shtator 2017, 10:42

Edhe Kina kundër Koresë së Veriut

Edhe Kina kundër Koresë së Veriut

Kina ka të kufizuar furnizimin me naftë në Korenë e Veriut dhe do të ndalojë blerjen e tekstileve nga kombi i izoluar politikisht.

Në një deklaratë të Ministrisë kineze të Tregtisë thuhej se kufizimet për produktet e rafinuara të naftës do të fillojnë të zbatohen nga 1 tetor ndërkohë që kufizimet për gazin natyror do të zbatohen menjëherë.

Sidoqoftë, një sasi e kufizuar, e lejuar me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, sërish do të eksportohet në Korenë e Veriut.

Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Penianit dhe një nga burimet e pakta të parasë.

Ndalimi i tekstileve do të dëmtojë ndjeshëm të ardhurat koreano-veriore pasi pritet t’i kushtojë vendit mëse 700 milionë dollarë në vit.

Kujtojmë se edhe Banka Qendrore e Kinës i kërkoi bankave të tjera në vend të mos i shërbenin më klientëve të rinj koreano-veriorë dhe të mbyllnin veprimet me klientët ekzistues.

Kjo qasje më e ashpër e Kinës vjen si përgjigje për testin më të fundit nuklear të Koresë së Veriut, gjë nxiti Kombet e Bashkuara të miratonte një paketë të re sanksionesh ekonomike të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Kina dhe Rusia fillimisht refuzuan propozimin e Uashingtonit për të ndaluar tërësisht eksportet e naftës, por më vonë arritën akordin për të zbatuar masa të reduktuara kundër Koresë së Veriut.