AKTUALITET, 23 Shtator 2017, 09:42

Berat: Arrestohet, iu gjetën 8 doza heroinë

Berat: Arrestohet, iu gjetën 8 doza heroinë

Kanabisi dhe sulmet ndaj Policisë së Shtetit nuk e kanë stepur këtë të fundit të hidhet në aksione për të kapur shpërndarës të vegjël droge. I tillë është edhe operacioni I zhvilluar nga blutë e Beratit të cilët kanë shpërndarë dhe një njoftim për shtyp.

Policia ka sekuestruar në një aksion 8 doza heroinë dhe 2 doza kanabis, ndërsa është arrestuar poseduesi.

Sipas policisë së Beratit, i arrestuari është Xhuljano Tabaku 26 vjeç. Arrestimi u bë gjatë kontrollit në lokalin ku punonte.

Xhuljano Tabaku ishte vendosur në vëzhgim dhe pas informacioneve në rrugë operative u arrestua.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.