AKTUALITET, 23 Shtator 2017, 17:09

Alarmohet policia e Torinos, shqiptarët 1 ton drogë vetëm gjatë 2017-ës

Alarmohet policia e Torinos, shqiptarët 1 ton drogë vetëm

 

Policia e Torinos, në alarm për drogën e organizuar nga shqiptarët. Sipas policisë italiane, vetëm prej fillimit të 2017-ës e deri më tash u sekuestruan 1 ton drogë, sasi e pashënuar më parë në historinë e këtij qyteti në veri të Italisë.

Sipas agjencisë “Ansa”, në operacionet e fundit policore në Torino, janë arrestuar dy shqiptarë të moshës 25 dhe 30 vjeç, krahas një italiani 61-vjeçar.

Ndërkohë, “Ansa” bën me dije se, policia është në kërkim të grupit që trafikon drogën, drejtuar nga shqiptarët.

Droga e sekuestruar deri më tani, sic mësohet, shkon në vlerën e 1,5 milion eurove dhe shpërndahej në lagjet “Barriera Milano” dhe “San Salvaro”, në Torino.

Theksohet se, derivatet e kanabisit të sekuestruar nga policia janë pesë herë më të larta, se gjatë viteve ’80-të.