AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 19:06

Shpërndanin drogë, policia e Tiranës arreston tre trafikantë

Shpërndanin drogë, policia e Tiranës arreston tre trafikantë
Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë tre shtetas, për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Kështu tek "Ura e Tajvanit" u arrestuan  E.Sh, 21 vjeç dhe F.O, 21 vjeç, të cilëve iu gjetën 26.8 gram kanabis. Në zonën e Paskuqanit u arrestua E.L., 24 vjeç, pasi iu gjetën 2 kg e 357 gram kanabis.

***

NJOFTIMI I POLICISË Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve. Goditen dy raste të prodhimit dhe shpërndarjes të lëndëve narkotike. Arrestohen në flagrancë tre shtetas Sekuestrohen 2 kg e 384 gr, lëndë narkotike, armë, fishekë, mjet tip "Ford"dhe një aparat celular "Iphone". Në datë 22.11.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e posaçme “Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune intensive për goditjen e veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve, në rrugën "Ibrahim Rugova", në vendin e quajtur "Ura e Tajvanit", kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
  • E.Sh, 21 vjeç, banues në Tiranë
  • F.O, 21 vjeç, banues në Tiranë
Këta dy shtetas ushtronin veprimtarinë e kundraligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit "Cannabis Sativa“, kryesisht në shkollat e mesme, si dhe në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 26,8 gr lëndë e dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sativa” Gjithashtu në vijim të kontrolleve të ushtruara në zonën e Paskuqanit u arrestua shtetasi:
  • E.L, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe lokalin e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
  • 2 kg e 357 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sattiva".
  • 1 armë gjahu teke
  • 4 fishekë model 56,
  • Mjeti tip “Ford”
  • 1 telefon tip “Iphone 5”.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" të parashikuar nga neni 283/2, 278 të Kodit Penal. TPZ.AL