AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 18:56

Kryemadhi: Rama e Tahiri e dinë ku fshihen kriminelët. Aksion kundër mafies

Kryemadhi: Rama e Tahiri e dinë ku fshihen kriminelët. Aksion

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha gjatë një konferencë për shtyp se “Rama po hesht për skandalin e radhës në polici”.

“Rama e Tahiri e dinë ku fshihen kriminelët. Të njëjtat banda i japin garanci Edi Ramës të qeverisë. Duhet të bashkojmë forcat të shporrim këtë lloj politikani që është i përlyer në trafikun e drogës dhe bandat. Sot më shumë se kurrë duhet aksion i opozitës së bashkuar kundër mafies”, tha kryetarja e LSI.

Monika Kryemadhi tha se LSI përshëndet deklaratën e ambasadorit të SHBA në OSBE, Harry Kamian, ku tha se korrupsioni dhe kriminaliteti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperitetin në Shqipëri.

TPZ.AL