TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një taksist me kombësi të dyfishtë, holandeze dhe shqiptare, u dënua nga gjykata e Amsterdamit me 42 muaj burg.
Ai i shërbente një grupi kriminal shqiptarësh për të shpërndarë drogën e tyre në pika të ndryshme të qytetit.
Taksisti u kap gjatë verës së këtij viti duke transportuar 30 kg heroinë me makinën e tij.
Pavarësisht pretendimeve të tij në gjyq se, ai nuk ishte në dijeni të pranisë së drogës, rrethanat e ngjarjes e bindën për të kundërtën trupin gjykues.
Përdorimi i taksive për shpërndarjen e drogës është shndërruar në një trend në Holandë.
TPZ.AL