AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 15:11

Strategjia e qeverisë belge: luftimi i grupeve kriminale shqiptare me shqiptarë të infiltruar

Strategjia e qeverisë belge: luftimi i grupeve kriminale shqiptare me

Je një shqiptar i zakonshëm dhe qeveria belge dëshiron të shkatërrojë një grup kriminal shqiptarësh?

Atëherë, ti mund të përfitosh duke bërë para në mënyrë të ligjshme edhe pse mund të veprosh si një mafioz.

Qeveria e Belgjikës aprovoi një faturë të majme financiar, që u lejon qytetarëve të infiltrohen brenda grupeve kriminale.

Sipas faqes belge, Hln.be, nëse më përpara ti mund të qëndrojë në një ambient kriminal, thjesht për të mbledhur informacione, tani me fondin e ri të krijuar, mund të shtiresh si ai atillë për të mbledhur informacione nga brenda për ndonjë sulm të mundshëm, të dhëna për ndonjë grup kriminal, etj.

Sipas ministrit të Brendshëm belg, strategjia e re ka të bëjë me mos filtrimin e policëve në të gjitha llojet e grupeve kriminale, por për përfshirjen e qytetarëve me origjinë nga vendi i grupit kriminal, për të mos krijuar dyshime nga kriminel kjo edhe për shkak se flasin të njëtën gjuhë, përfshirë edhe zhargonet e saj.

Ministri belg i Drejtësisë, Koen Geens, beson kjo strategji e ri do të fusë në rrjetë shumë nga të inkriminuarit që kryejnë aktivitet në Belgjikë.

 

TPZ.AL