AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 14:34

Sherr më thika në një shkollë në Vlorë, plagoset 16-vjeçari

Sherr më thika në një shkollë në Vlorë, plagoset

Dy nxënës të një shkolle në Vlorë, janë zënë pas mësimit. Njëri prej tyre, e pikërisht një 16-vjeçar, është plagosur.

Ngjarja e rëndë është shënuar në mesditë në shkollën ‘Marigo Posio’.

Nxënësi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sherrin me thika.

TPZ.AL