AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 16:48

"Balili", Prokuroria kërkon sekuestro të "Santa Quaranta"

"Balili", Prokuroria kërkon sekuestro të "Santa

Afro një vit nga verifikimi i pasurisë së familjës së Klement Balilit ish kreut të transporteve në Sarandë të dyshuar si trafikant droge, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga gjykata sekuestron për resortin turistik  “Santa Quaranta” dhe disa prona të kësaj familje.

ReportTv ka mësuar se sekuestro preventive për mostjetërsimin e këtyre pronave është kërkuar në Gjykatë dhe mes pronave janë dhe troje, dyqane, shtëpi private, disa partamente në qytetin e Sarandës.

Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës.

Vetë ai e mohoi këtë akuzë në të vetmen dalje publike pak ditë pas urdhër arrestit grek dhe nga ajo ditë është zhdukur duke ju fshehur policisë. /Report.tv