AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 17:48

Mosarrestimi i shefave të Policisë, Xhafaj kërkon sqarime për dekonsipirimin e aksionit

Mosarrestimi i shefave të Policisë, Xhafaj kërkon sqarime

Mosarrestimi i tre drejtuesve të policisë të shpallur në kërkim si të dyshuar për bashkëpunim me trafikantët e drogës vëllezërit “Habilaj”, ka ngritur dyshime të mëdha se aksioni ishte dekonspiruar.

Tre urdhër arrestet për Jaeld Çelën dhe dy vartës të tij, Sokol Bode e Gjergj Kohila nuk u ekzekutuan dot.

Për çështjen në fjalë është interesuar edhe vetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili ka kërkuar nga SHCBA-ja një raport të detajuar lidhur me të gjitha veprimet që janë kryer.

Në lidhje me këtë ngjarje edhe drejtori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Edi Merkaj i ka kërkuar një takim kreut të Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj sot në mëngjes, me të cilin ka diskutuar për rreth një orë,.

 

TPZ.AL