AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 17:24

Vidhte vilat së bashku me një serb, arrestohet shqiptari në Avelino

Vidhte vilat së bashku me një serb, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar dhe një serb mund të mos e duan njëri-tjetrin përsa i përket politikës së madhe, por kjo nuk i ka penguar ata për të vjedhur së bashku në Itali.

Të dy ishin të specializuar në fushën e vjedhjes së vilave, kryesisht në zonën Avelinos, por më në fund ranë ata u arrestuan nga agjentët e Kuesturës së qytetit italian.

Lajmi përcillet nga mediet italiane, që shtojnë se për shqiptarin kishte një dekret dëbimi nga vendi fqinjë.

Kishin gjetur një mënyrë origjinale për të vjedhur: e linin makinën e tyre në një autogril, visheshin bukur, flinin në hotel për të mos krijuar dyshime, dhe në mbrëmje “gjuanin” vilat e fshatrave.

TPZ.AL