AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 16:34

Meta, “armiku presidencial” i Ramës: Kthen për rishqyrtim ligjin e Qeverisë

Meta,  “armiku presidencial” i Ramës: Kthen për rishqyrtim

Presidenti i vendit Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin e parë të Qeverisë “Rama 2”.

Bëhet fjalë “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

DEKRETI

DEKRET PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 98/2017 “PËR TARIFAT GJYQËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Dekretoj

Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 98/2017 “Për tarifat gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”.

Nr. Dekretit 10656, Tiranë, më 22.11.2017