AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 18:33

Deputeti socialist Ndreu: Dorëzohuni, po lini dyshime për implikim në krim

Deputeti socialist Ndreu: Dorëzohuni, po lini dyshime për implikim

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, përmes një statusi në “Facebook” u bëri thirrje ish-zyrtarëve të Policisë së Vlorës, për të cilët janë lëshuar urdhër arreste të dorëzohen.

“Ish-zyrtarët e policisë ndaj të cilëve ka urdhër arresti duhet të dorëzohen një orë e më parë ! Shmangia nga ekzekutimi i arresteve është e papranueshme për një ish-zyrtar të rangut të lartë ! Të paraqiten para drejtësie e të japin dëshmi për akuzat, përndryshe pozita e tyre kompromentohet dhe lë hije dyshimi të forta për implikimin e tyre në rrjete kriminale”,  shkruan Ndreu në rrjetet sociale.

 

TPZ.AL