AKTUALITET, 23 Nëntor 2017, 17:34

Sekuestrohet marihuanë me vlerë 115 mijë euro, në pranga dy shqiptarë

Sekuestrohet marihuanë me vlerë 115 mijë euro, në pranga dy

Dy shqiptarë u arrestuan në Komakio (në verilindje të Italisë) së bashku me dy italianë për posedimin e 12 kilogram marihuanë me vlerë në merkato prej 115 mijë euro.

Bëhet fjalë për P.F., 49 vjeç dhe H.A.,45 vjeç.

Sipas medieve italianë, ata shpërndanin marihuanë, kokainë dhe kanabis.

Droga e kapur u gjet në furgonin që drejtohej nga shqiptari 49-vjeçar.

Midis materialeve të sekuestruara ishte dhe një peshore e precizonit të lartë.

TPZ.AL