AKTUALITET, 5 Prill 2019, 23:26

Salah dhuron spektakël në garën për titull, Liverpuli merr kryesimin

Salah dhuron spektakël në garën për titull, Liverpuli merr

Gara për titullin kampion në Premier Ligën angleze, është bërë më e ashpër se kurrë dhe ndër më të fortat e viteve të fundit. Liverpuli është ringjitur në krye të klasifikimit falë fitores së arritur në transfertë ndaj Southemptonit me rezultatin 1-3 dhe tashmë pret i qetë ndeshjen që Mançester Siti ka ndaj Kristal Palas në transfertë, duke shpresuar në një hap fals të ‘qytetarëve’.

Megjithëse kaluan të parët në avantazh pas 9 minutash lojë, vendasit nuk kanë ditur të menaxhojnë rezultatin dhe në minutën e 36 ka shënuar golin e barazimit Keita. Në pjesën e dytë, Liverpuli ka qenë më kërkues por vetëm në minutat e fundit ka arritur të gjejë atë që kërkonte.

Në minutën e 80, Salah ka shënuar një supergol nga distanca, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, ndërkohë që 6 minuta më vonë, ka qenë radha e Henderson për të realizuar edhe golin e tretë. Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga mbyllja e kampionatit, Liverpuli kryeson renditjen me 2 pikë më shumë se Siti, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Southempton-Liverpul 1-3

Shënues: 9’Long/ 36’Keita, 80’Salah, 86’Henderson